ABAZOVIQ: TË HYRAT ISHIN 225 MILIONË EURO MË SHUMË SE VITIN E KALUAR

Mali i Zi ka arritur rezultate spektakolare ekonomike para fillimit të sezonit kryesor turistik, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Ai ka shkruar në Twitter se të hyrat kanë qenë 225 milionë euro më shumë se vitin e kaluar dhe ka shtuar se do të propozojë ribalancim të buxhetit për shkak të gjërave pozitive.

“Ne nuk kishim frikë të merrnim vendime të guximshme dhe për këtë arsye të gjithë parametrat janë rekord. Lufta kundër korrupsionit, thyerja e monopoleve dhe disiplina më e madhe shkaktoi rezultate të tilla”, ka shkruar Abazoviq.

Ai falënderoi ministrin e Financave Aleksandër Damjanoviq dhe të gjithë anëtarët e Qeverisë së 43-të, si dhe të punësuarit në administratën publike për punën e tyre të përkushtuar.

SHARE