Kjo sallatë mesdhetare me pulë, majonezë, është e mbushur plot shije!
E përbërë me perime të freskëta si selinoja, angjinarja, majdanozi, domatet e thara, dhe e kombinuar më së miri me salcën më unike që do të shijoni, kjo recetë ja vjen të provohet. AgroWeb.org ju njeh më poshtë me mënyrën e përgatitjes së saj.
Përbërësit
- 350 g pulë e gatuar, e copëtuar
- 1 deri në 2 qepe të prera në kubikë
- 2 bishta selino të prera në kubikë
- 400g angjinare, të gatuara dhe të copëtuara
- 60g domate të thara të prera imët
- 1 filxhan majdanoz i freskët i copëtuar
- ⅓ filxhan arra të copëtuara
- Kripë dhe piper për shije
Për salcën:
- ⅓ filxhan vaj ulliri ekstra të virgjër
- Lëkura dhe lëngu i 1 limoni
- 2 thelpinj hudhër të grira
- 3 lç mustardë
- ½ lç piper djegës
Përgatitja
Në një tas të vogël, shtoni me rradhë të gjithë përbërësit e salcës dhe rrihni derisa të bashkohen mirë me njëri-tjetrin.
Në një tas të madh, kombinoni mishin e pulës, qepët, selinon, zemrat e angjinareve, domatet, majdanozin dhe arrat. Spërkatini me një majë luge çaji me kripë dhe piper të zi.
Hidhni salcën që përgatitët në fillim mbi sallatën e pulës, dhe përziejni përbërësit për t’i kombinuar.
Për një shije më të mirë, mbulojeni dhe vendoseni në frigorifer për 30 minuta deri në 1 orë përpara se ta shërbeni.