Pse Lëngu i Karrotës Duhet të Konsumohet me Patjetër nga Nënat Shtatzanë

Kujdesi për ushqimin gjatë periudhës së shtatzanisë tek nënat që presin një bebe është jashtëzakonisht shumë i rëndësishëm.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë vlerat e dobishme të lëngut të karrotës për nënat shtatzanë dhe arsyet e forta përse ato duhet ta konsumojnë rregullisht këtë lëng gjatë gjithë periudhës së shtatzanisë por edhe pas lindjes së bebes.

Përfitimet nga konsumi i lëngut të karrotës gjatë shtatzanisë

Lëngu i karrotës çmohet për vlerat që ka në pastrimin e mëlçisë gjatë shtatzanisë.

Gjatë periudhës së shtatzanisë sistemi imunitar i nënës dobësohet pasi vitaminat dhe mineralet e trupit i merr fetusi, i cili zhvillohet përditë.  Lëngu i karrotës ndihmon në forcmimin e sistemit imunitar.

Falë vlerave ushqyese, konsumi i rregullt i lëngut të karrotës ndihmon gjithashtu nënat që presin një bebe të shmangin problemet me të ftohurën dhe bronkitin ndërsa ndihmon membranën qelizore duke parandaluar infeksionet.

Duke qenë se gjatë shtatzanisë rritet niveli i sheqerit në gjak, lëngu natyral i karrotës ndihmon në mbajtjen e nivelit të tij në vlera normale duke evituar kështu njëkohësisht edhe shfaqjen e diabetit.

Karrotat janë të pasura me kalçium dhe ndihmojnë në zhvillimin e kockave të bebes.

Ato janë të pasura me vitaminë C, A dhe fibra të cilat janë shumë të domosdoshme për organizmin gjatë shtatzanisë.

Lëngu i karrotave është i pasur me beta karrotenë, të cilët veprojnë si antioksidantë dhe mbrojnë organizmin nga radikalet e lira.

Vitamina A tek lëngu i karrotës ndihmon organizmin e nënave shtatzanë të luftojë infeksionet por gjithashtu ajo ndihmon edhe në vlerat ushqyese të qumështit të gjirit.

Nënat që ushqejnë beben e tyre me qumësht gjiri duhet ta konsumojnë lëngun e karrotës për plotësuar edhe me më shumë ushqyes qumështin.

Nuk Duhet Ta Tepëroni me Karrotën

Por kujdes. Lëngu i karrotës nuk duhet të konsumohet në sasi të mëdha.

Një gotë (2-3 karrota të shtrydhura)në ditë është e mjaftueshme për të marrë vitaminat dhe vlerat e duhura ushqyese./AgroWeb.org

SHARE