NË ULQIN DO TË NDËRTOHET NJË NGA HOTELET MË LUKSOZE NË TË GJITHË ADRIATIKUN

Drejtori i Të Mirave Detare Mlladen Mikiel dhe pronari i kompanisë “Rojal” nga Prishtina, Arbër Kryeziu, nënshkruan aneksin e kontratës, me të cilin u krijuan të gjitha kushtet për valorizimin e lokacionit të ish-hotel “Jadran” në Ulqin dhe një investim me vlerë mbi 40 milionë euro.

Abazoviq tha se hoteli do të ketë pesë yje dhe se do të menaxhohet nga një prej markave më të mëdha në botë, emrin e të cilit nuk ka dashur ta thotë ende.

“Do të jetë një nga hotelet më prestigjioze në Adriatik dhe do të krijohen vende të reja pune,” tha Abazoviq, duke shtuar se kushdo që dëshiron të bëjë biznes të drejtë dhe të respektojë detyrimet kontraktuale është më se i mirëpritur të investojë në Mal të Zi. Politika ku nuk respektoheshin kontratat, kapeshin lokacionet më të mira dhe pritej një rishitje, është prapa nesh,” përfundoi Abazoviq.

SHARE