Kjo është një pjatë fantastike për t’u shërbyer për një mëngjes të shëndetshëm në ditët kur keni kohë të mjaftueshme. Megjithatë, ajo mund të shërbejë si një pjatë e plotë edhe në vaktet e tjera. E thjeshtë në përgatitje, me shumë shije dhe e plotë në vlera ushqyese, kjo recetë ja vlen të jetë ndër të preferuarat tuaja.
Mësoni më poshtë mënyrën e përgatitjes së kësaj pjate, që AgroWeb.org këshillon për ju.
Përbërësit
3 lugë gjelle vaj ulliri
2 presh
200 g spinaq bebe
250 g bizele të ngrira
2 thelpinj hudhre
1 lugë çaji fara qimnoni
1 tufë majdanoz
1 tulë nenexhik
8 vezë
kos natyral
Përgatitja
Fillimish përgatisni të gjithë përbërësit. Pastroni mirë preshin dhe priteni në feta. Lani mirë spinqain, majdanozin dhe nenexhikun dhe më pas pritini. Lini gati në tavolinë edhe përbërësit e tjerë të recetës.
Më pas ngrohni vajin në zjarr mesatar në një tigan të bollshëm.
Shtoni aty preshin dhe spërkateni me pak kripë. Kuardiseni për 4 minuta derisa të zbutet dhe shtoni spinaqin duke e trazuar derisa të ulet në vëllim.
Hidhni me rradhë bizelet, hudhrat, qimnonin, majdanozin, nenexhikun dhe disa erëza sipas dëshirë.
Lëreni në zjarr për disa minuta derisa aroma të çlirohet dhe më pas krijoni hapësirë për të hedhur vezët.
Mbulojeni tiganin me kapak dhe lëreni në zjarr për 10 minuta ose derisa të bardhat të jenë mpiksur, por të verdhat të jenë të lëngshme.
Shërbejini vezët me pak kos dhe bukë të thekur. /AgroWeb.org