HAPET PROGRAM I TRAJNIMIT PËR AUDITORËT E BRENDSHËM

Sektori publik i organizuar, para së gjithash si shërbim për qytetarët dhe ekonominë, është parakusht për funksionimin normal të shoqërisë në tërësi, tha ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq.

Ai shprehu mbështetjen e tij të plotë për zhvillimin e vazhdueshëm profesional në një fushë jashtëzakonisht të ndjeshme dhe komplekse, siç është auditimi i brendshëm, i cili mundësohet nga një program që është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.

Damjanoviq tha se institucioni që ai menaxhon do të dëgjojë dhe do të mbështesë të gjitha idetë që do të kontribuojnë në mundësinë që sektori publik të jetë më konkurrues me privatin dhe të edukojë stafin më të mirë në fushën e auditimit të brendshëm.

Sipas tij, Ministria përmes disa procedurave ligjore po punon për përmirësimin e gjendjes materiale, gjegjësisht rritjen e pagës për këtë profesion të rëndësishëm.

Në ceremoninë e sotme folen edhe: Agron M. Camaj, drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Minas Trublanin, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë për Harmonizimin Qendror dhe Zhvillimin e Kontrolleve të Brendshme në Sektorin Publik në Ministrinë e Financave dhe Marijana Nedoviq Radulloviq, Ndihmës Drejtoreshë e Sektorit të Trajnimit dhe Zhvillimit të Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore.

SHARE