ABAZOVIQ DO TË MARRË PJESË NË MËNGJESIN E LUTJES NË CAPITOL HILL

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me ftesë të kongresmenit Robert D. Aderholt, do të marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjes në Capitol Hill, më 23 mars në Uashington.

“Pjesëmarrja e kryeministrit në mëngjesin e lutjes dhe shkëmbimi i mendimeve me anëtarët e Kongresit paraqet një mundësi për një diskutim për të ardhmen euroatlantike, si dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të partneritetit dhe aleancës me SHBA-të”, thanë nga Zyra e kryeministrit të Malit të Zi.

“Përveç kësaj, rektori i Universitetit të Harvardit, Lawrence Beikau, ftoi kryeministrin Dr. Dritan Abazoviq të flasë në kampusin e organizuar nga Qendra Minda de Gunzburg e Harvardit për Studime Evropiane (CES) dhe shoqata e studentëve evropianë nga fakulteti Kennedy dhe Fakulteti i Studimeve të Biznesit të Universitetit të Harvardit”, njoftuan nga kabineti i kryeministrit.

SHARE