Nëse dëshironi të ulni nivelet e kolesterolit, soja mund të jetë pikërisht ajo që ju nevojitet. Ndërsa kërkimet e kaluara kanë treguar se shtimi i sojës në dietën tuaj – ose rritja e sasisë së sojës që tashmë hani – mund të ulë kolesterolin, një studim i ri ka zbuluar se mund të jetë po aq efektiv sa ilaçet e përdorura zakonisht për të ndihmuar në menaxhimin e niveleve të përgjithshme të kolesterolit.
Gjatë studimit, i cili u publikua nga Antioxidants, shkencëtarët analizuan në 19 lloje të ndryshme të sojës me nivele të ndryshme të glicinës dhe B-konglicininës. Çdo kokërr sojë ishte gjithashtu i bluar dhe i payndyr.
Pas përdorimit të çdo mielli individual të sojës, u zbulua se dy proteina në sojë – glicinina dhe B-konglicinina, ndihmuan në uljen e kolesterolit.
“Ne i matëm disa parametra të lidhur me metabolizmin e kolesterolit dhe lipideve që ndikojnë pozitivisht ose negativisht në metabolizmin e lipideve,” autorja e studimit Dr. Elvira de Meji, profesoreshë e shkencës ushqimore në Universitetin e Illinois “Urbana-Champaign”, shkruan Eatthis.