BIDEN E FTOI ABAZOVIQIN NË SAMITIN E DYTË PËR DEMOKRACI

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden, i ka dërguar letër ftesë kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, për të marrë pjesë në Samitin e dytë për Demokraci, i cili do të mbahet më 29 mars, njofton Qeveria.

“Synimi është të bëhet një bisedë e hapur për fuqinë dhe potencialin e demokracisë në botë, dhe qëllimi i Samitit është të tregojë progresin e arritur në kuadër të detyrimeve të marra vullnetarisht në “vitin e veprimit”, të shpallë detyrime të reja dhe iniciativat, dhe për të theksuar temat kyçe që sjell demokracia, si dhe nevojën për veprim të përbashkët në përballjen me sfidat më të mëdha të kohës sonë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

SHARE