Shtetet e Bashkuara të Amerikës përshëndetën vendimin e parlamentit malazez për zgjedhjen e tre gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e cila, sipas Departamentit të Shtetit, zhbllokoi një nga institucionet kyçe.
“Megjithëse një hap pozitiv, rivendosja e kuorumit nuk mjafton. Të katër vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese duhet të plotësohen që ajo të jetë plotësisht funksionale dhe të mos ketë ngërç në vendimmarrje. Çdo gjë më pak kërcënon të zgjasë politikën krizë në Mal të Zi”, thuhet në deklaratën e zëdhënses së Departamentit të Shtetit.
“U bëjmë thirrje politikanëve malazezë të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre politike dhe të plotësojnë vendin e shtatë vakant në Gjykatën Kushtetuese në rastin e parë”, theksuan ata.
Shtetet e Bashkuara thonë se, pasi Gjykata Kushtetuese të jetë plotësisht funksionale, “mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme pa vonesë është e vetmja mënyrë për një zgjidhje demokratike të krizës aktuale”.