FORCIM I KAPACITETEVE TË PERSONELIT PËR SITUATA EMERGJENTE SHËNDETËSORE

Në sistemin shëndetësor malazez është e nevojshme plotësimi i kapaciteteve të personelit për situata emergjente shëndetësore, tha drejtori i Institutit të Shëndet Publik (ISHP) Igor Galliq.

Ai tha se Mali i Zi ka bërë një hap të madh drejt përmirësimit dhe reagimit adekuat ndaj situatave të ardhshme emergjente duke krijuar një qendër operacionale emergjente të shëndetit publik, e cila do të mundësojë gatishmëri dhe një përgjigje gjithëpërfshirëse të shëndetit publik.

Galliq, në një intervistë për agjencinë MINA, ka thënë se ISHP ka para të mjaftueshme për realizimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara për këtë vit.

Duke folur për kapacitetet e personelit, ai tha se programi i propozuar i specializimit parashikon që të gjitha qendrat shëndetësore në Mal të Zi të kenë së paku një epidemiolog, dhe çdo spital me 200 shtretër spitalor të ketë një epidemiolog klinik (spitalor).

I pyetur nëse sistemi shëndetësor malazez është gati në rast të epidemisë së fruthit, ai është përgjigjur pozitivisht.

“Ne jemi të mendimit se sistemi shëndetësor është i përgatitur për një epidemi të mundshme të lisë, por nuk do të donim të bënim beteja që nuk na duhet. Ne kemi një vaksinë të disponueshme për të gjithë qytetarët, falas, të sigurt, efektive dhe nuk ka nevojë të rrezikojmë jetën e asnjë fëmije”, ka theksuar Galliq.

SHARE