MALI I ZI ËSHTË I GATSHËM TË NDIHMOJË TURQINË

Në një bisedë telefonike nga Mynihu me Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, shprehu edhe një herë ngushëllimet e tij për më shumë se 40 mijë viktimat e tërmetit shkatërrues, ndërsa të lënduarve u uroi shërim të shpejtë. Ai tha gjithashtu se brenda kufijve të mundësive të tij, Mali i Zi është absolutisht i gatshëm të bëjë gjithçka për të lehtësuar problemet që po kalon populli turk.

Siç thuhet në një deklaratë nga Zyra e Presidentit, Erdogan shprehu shpresën se me mbështetjen e miqve të tij, Turqia do të jetë në gjendje të kapërcejë pasojat e tmerrshme të tërmetit shkatërrues. Ai theksoi ndihmën e rëndësishme të ekipeve të shpëtimit nga Mali i Zi dhe ndihmën e qytetarëve malazezë.

Presidenti përsëriti ngushëllimet më të thella për më shumë se 40,000 viktimat dhe përcolli urimet më të mira për shërimin e të plagosurve.
“Mali i Zi dhe qytetarët e tij bashkëndjenjë thellësisht Turqinë dhe popullin e saj. Ne nuk jemi ekonomikisht më të fuqishmit apo miku dhe partneri juaj më i madh, por jemi një mik i sinqertë dhe brenda kufijve të mundësive tona jemi absolutisht të gatshëm të bëjmë gjithçka për të lehtësuar problemet që po kaloni”, tha Gjukanoviq.

Presidenti turk falënderoi presidentin Gjukanoviq për ngushëllimet e tij dhe hyrjen në librin e zisë të hapur nga Ambasada Turke në Podgoricë dhe informoi për detajet e një prej fatkeqësive më të mëdha që mori më shumë se 40 mijë jetë, ndërsa 112 mijë e 500 u plagosën.

SHARE