MINISTRI GJUROVIQ: DUAM QË TURIZMI NË MAL TË ZI TË JETOJË 365 DITË

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Goran Gjuroviq foli në hapjen e Panairit të 33-të të Turizmit, Alpe Adria në Slloveni, ku Mali i Zi prezantohet si vend partner.

Është një nga eventet më të rëndësishme në turizëm që promovon turizmin e gjelbër dhe të qëndrueshëm dhe paraqet një gamë të gjerë ofertash për dashamirët e pushimeve aktive.

Ministri Gjuroviq prezantoi Malin e Zi si një vend me një bollëk vendndodhjesh dhe aktivitetesh të pabesueshme.

“Synimi i Ministrisë dhe kësaj Qeverie është që Mali i Zi të bëhet destinacion gjatë gjithë vitit. Ne duam që turizmi të jetojë 365 ditë. Turistët në Mal të Zi kanë në dispozicion aventura të shumta, duke filluar me adrenalinën dhe sportet aktive, si dhe një ofertë unike për ski dhe det që përfshin aktivitete nga ecja me këpucë me borë deri tek lundrimi, të gjitha në një ditë. Kjo është sharmi i Malit të Zi tonë të vogël,” tha Gjuroviq.

SHARE