GJEKA DHE HOXHA NË CEREMONINË E 15 VJETORIT TË PAVARSISË SË KOSOVËS

Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave Fatmir Gjeka do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ceremonia organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diaspora e Republikës së Kosovës, thuhet në platformën për pjesëmarrjen e delegacionit, e cila është publikuar në ueb faqen e Qeverisë së Malit të Zi.

Ceremonia do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.

Siç thuhet në platformën e Qeverisë, marrëdhëniet e Malit të Zi me fqinjët janë shumë të mira, bazuar në marrëdhëniet e ngushta mes popujve tanë.

“Me krenari mund të konstatojmë se Mali i Zi, përveç që e ruajti paqen në territorin e tij gjatë ngjarjeve që pasuan shpërbërjen e Republikës Socialiste Federative e Jugosllavisë, ndihmoi brenda kufijve të mundësive të gjithë ata që ishin në gjendje nevoje dhe nuk ishin të paktë. Mali i Zi ka një histori marrëdhëniesh të mira të cilat i ka ndërtuar me sukses, sidomos gjatë dy dekadave të fundit”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Siç u theksua, delegacioni përfshin ministrin e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave Fatmir Gjeka dhe sekretarin shtetëror Astrit Hoxha.

SHARE