NESËR PAGESA E PENSIONEVE TË JANARIT

Nesër do të fillojë pagesa e pensioneve për muajin janar, njoftoi Fondi PIO.

“Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor (PIO) i Malit të Zi njofton përfituesit e të drejtave të sigurimit pensional dhe invalidor se pagesa e të ardhurave të rregullta mujore për muajin janar 2023 do të fillojë më 17 shkurt 2023”, thuhet në njoftim.

Në përputhje me dispozitat e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, Fondi ka rregulluar pensionet dhe të drejtat tjera nga sigurimi pensional dhe invalidor nga 1 janari 2023 për 2.50 për qind në përputhje me metodologjinë e përcaktuar me ligj.

“Pensioni mesatar për muajin janar është 373,92 euro dhe fondet totale të nevojshme për pagesën e të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor janë 43,50 milionë euro”, shtoi Fondi PIO.

SHARE