SHQIPËRIA NDAN 1 MILION EURO NDIHMA PËR TURQINË

Shqipëria do t’i ndajë 1 milion euro si ndihmë për Turqinë, pas tërmetit të 6 shkurtit që ka lënë mijëra njerëz të vdekur.

Nga tërmetet mbi 7 shkallë të Riheterit në Turqi dhe Siri kanë vdekur mbi 39.000 persona.

Mbështetja financiare e Shqipërisë për Turqinë është bërë e ditur nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, gjatë një deklarimi për televizionin shtetëror turk.

Zyra e Kryeministrit ka thënë për mediat se Rama ka shprehur solidaritet me popullin e Turqisë dhe gjithë të prekurit nga tërmeti. “Nuk do ta harrojmë kurrë atë që Turqia dhe [presidenti turk, Recep Tayyp] Erdogan bënë pas tërmetit të 2019-ës [në Shqipëri], dhe kemi vendosur të mbështesim popullin turk. Shpresojmë se familjet turke do ta kalojnë këtë falë solidaritetit. Shqipëria në emër të qytetarëve shqiptarë do të dhurojë 1 milion euro. E dimë që nevojiten shumë më tepër, por jemi pranë jush dhe japim çfarë të mundemi”, ka thënë mes tjerash Rama.

SHARE