KATASTROFA MË E MADHE NË HISTORINË E ALEANCËS”, NATO-ja NIS MIJËRA TENDA NË TURQI

NATO-ja përgatitet të sigurojë strehim për mijëra persona që kanë mbetur në rrugë në Turqi, si pasojë e tërmeteve vdekjeprurëse të 6 shkurtit.

Sekretari i Përgjithshëm e aleancës veri-atlantike, Jens Stoltenberg,  pohoi se për këtë qëllim janë u ndërtuar streha të përkohshme e në ditët dhe javët në vijim, në vendin anëtar të aleancës do të dërgohen edhe me “dhjetëra mijëra tenda” .

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu në Ankara, numri një i NATO-s e përkufizoi këtë si fatkeqësinë me të madhe natyrore që është parë në historinë e aleancës.

“Kjo është katastrofa natyrore më vdekjeprurëse në territorin e aleancës prej kur është themeluar NATO-ja. Ne do të përdorim të gjithë kapacitetet tona strategjike  për të dërguar ndihmë”, tha Stolenberg.

SHARE