13-VJEÇARI SHPËTOHET NGA RRËNOJAT NË TURQI, 228 ORË PAS TËRMETIT

Një 13-vjeçar i quajtur Mustafa, është gjetur i gjallë nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Antakya, në provincën Hatay të Turqisë, 228 orë pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit.

I riu mbijetoi nën rrënoja nëntë ditë e pesë orë, diçka që po konsiderohet si mrekulli në Turqi dhe Siri, çdo herë që dikush po gjendet i gjallë, edhe pas kaq shumë ditës.

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqi dhe Siri është afër të arrijë në 42,000, raporton AlJazeera, transmeton Klankosova.tv.

Autoritetet turke thonë se 36,187 njerëz kanë vdekur.

Qeveria siriane dhe Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se 5800 njerëz kanë vdekur në Siri.

SHARE