Për ditët kur flokët nuk ju janë të pastra: Me këtë frizurë do të dukeni të freskëta dhe moderne!

Tashmë po vonoheni, ndërkaq flokët i keni tepër të parregullta? Provoni këtë gërshet, i cili bëhet lehtë dhe shpejt!

Flokët nuk i keni edhe aq të pastra dhe të shkëlqyera, mirëpo ju aktualisht nuk keni as forcë as vullnet të kaloni nëpër procesin e larjes dhe rregullimit të frizurës.

Kemi zgjidhje të shkëlqyeshme! – transmeton Telegrafi.

Rrjetet shoqërore qëmoti janë plot me tutoriale dhe fotografi të ndryshme, ndërkaq njëra ndër frizurat më të parapëlqyera në Instagram është e ashtuquajtura “gërshet-banania”, e cila është ideale për të gjitha rastet.

Shikojeni videon në të cilën shpjegohet e gjithë procedura.

SHARE