ULQINI NË FOKUSIN E INVESTITORËVE BOTËROR

Kryetari i komunës së Ulqinit Omer Bajraktari ka pritur në takim investitorin e njohur botëror nga Emiratet e Bashkuara Arabe, presidentin dhe themeluesin e grupit Ajana Holding, Abdul Muhammad Matar Lahej Alfalasi dhe bashkëpunëtorët e tij.

Siç thekson Bajraktari, në takim u bisedua për mundësi të shumta investimi që Ulqini u ofron investitorëve të huaj.

Kryetari Bajraktari i njoftoi me projektet për të cilat komuna e Ulqinit kërkon investitorë, si resorti turistik në Mavrian, hoteli i ri Lido, Ada e Bunës, marina në Liman, aeroporti në Shtoj, kompleksi afarist dhe banesor Green Gate.

Mbas takimit ata vizituan pikërisht këto lokacione.

Bajraktari theksoi se komuna e Ulqinit qëndron me kapacitet të plotë në dispozicion të të gjithë investitorëve potencialë, interesimi i të cilëve po rritet dita ditës.

SHARE