Ministria e Arsimit ka prezantuar sot testet e reja për dhënien e pjesës teorike të provimit të vozitjes për përfaqësuesit e të gjitha autoshkollave në territorin e Malit të Zi.
“Përkatësisht, duke qenë se testet e mëparshme për dhënien e pjesës teorike të provimit të vozitjes për kategorinë B dhe C nuk kanë ndryshuar për një kohë të gjatë, grupi punues i Ministrisë, në të cilin morën pjesë përfaqësues të UMZ, Administratës së Policisë, Akademisë së Policisë dhe Qendrës për Arsim Profesional, përgatitën dhe krijuan testet për të cilat Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike – Departamenti i Trafikut i Universitetit të Malit të Zi ka dhënë mendim pozitiv”, njoftoi Ministria e Arsimit.
Për herë të parë testet janë përkthyer në anglisht dhe shqip dhe do të jenë në përdorim nga afati i marsit.
“Akti bazë në bazë të të cilit janë formuar pyetjet për testet është Ligji për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe rregulloret tjera në këtë fushë.
Testet e reja janë të ndryshme në mënyrën e formulimit të pyetjeve, ku është treguar kujdes që kandidatët të mos kenë dilemë se çfarë u kërkohet”, thuhet në njoftim.
Risia që kandidatët do të aplikojnë në zgjidhjen e testeve të reja është se pamjet e kryqëzimeve, të cilat ishin problemi më i madh për kandidatët, nuk janë më nga e ashtuquajtura “pamje nga sytë e shpendëve”, por paraqiten nga këndvështrimi i shoferit.