KOSOVA DHE MALI I ZI PARTNERË NË FUSHËN E ENERGJISË

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka takuar sot ministrin e Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Filip Axhiq. Në takim u diskutua për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes inteligjente, zhvillimin e kapaciteteve profesionale ushtarake përmes realizimit të stërvitjeve të përbashkëta mes dy ushtrive, si dhe për stërvitjen fushore Defender ’23, si stërvitja më e madhe ndërkombëtare, e organizuar nga Republika e Kosovës.

Mehaj e njoftoi ministrin Axhiq rreth zhvillimeve të FSK-së, fazën ku janë në zbatimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit, ndryshimet ligjore, rekrutimet e fundit e gjithashtu për synimet e qarta që kanë për anëtarësim në nismat rajonale, në A5, RACVIAC dhe në Programin e Partneritetit për Paqe.

Në anën tjetër ministri Axhiq theksoi se agresioni rus në Ukrainë ka qenë mesazh se duhet ndryshuar mënyrën e të funksionuarit të shteteve të Ballkanit Perëndimor, si shtete relativisht të vogla që duhet mbështetur njëra-tjetrën për të ruajtur stabilitetin e rajonit.

Bashkë me ministrin Axhiq vizituan Qendrën e Studimeve Universitare si dhe Qendrën e Kërkim-Shpërimit në Pomozotin, nga ku ministri shprehu vlerësimin e tij të lartë për profesionalizmin e pjesëtarëve të FSK-së si dhe faktin që kontigjenti ynë i specializuar është duke marr pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi.

Ministri Axhiq theksoi se nuk mund të ndryshojnë të kaluarën por është në dorën e tyre që të ndërtojnë të ardhmen e përbashkët, e në këtë aspekt Mali i Zi është i gatshëm të mendoj jashtë kutisë, dhe se Republikën e Kosovës e sheh si shtet partner që përtej aspektit gjeografik, shtrirjes brenda Ballkanit Perëndimor i bashkojnë vlerat e përbashkëta demokratike, euro-atlantike të cilat përqafojnë e ndjekin, andaj edhe një herë ritheksoi se Republika e Kosovës do të ketë përkrahjen e Malit të Zi për anëtarësim në Programin e Partneritetit për paqe si rrugë drejt anëtarësimit në NATO.

SHARE