GJUKANOVIQ: MALIT TË ZI NUK I KA MUNGUAR KURRË HUMANIZMI

Malit të Zi nuk i ka munguar kurrë humanizmi dhe filantropia, tha presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe vlerësoi sakrificat dhe bëmat e anëtarëve të ekipit malazez të kërkim-shpëtimit të vendosur në Turqi.

“Ne ndjekim me krenari dhe respekt sakrificat dhe bëmat e anëtarëve trima të ekipit malazez të kërkim-shpëtimit, të cilët së bashku me njerëz nga e gjithë bota i dolën në ndihmë popullit mik turk. Si dhe shërbimet nga qytetet tjera dhe ekipi ynë mjekësor që u dërguan për të ndihmuar në rikuperimin e pasojave”, ka shkruar Gjukanoviq në një postim në Twitter.

Ai iu referua edhe aktiviteteve të qytetarëve malazezë në grumbullimin e ndihmave për të prekurit nga tërmeti.

“Në mënyrë të ngjashme, aktivitetet e qytetarëve tanë të cilët në gjithë Malin e Zi po mbledhin ndihma për viktimat e një prej fatkeqësive më të mëdha natyrore të kohëve të fundit. Malit të Zi nuk i ka munguar kurrë humanizmi dhe filantropia”, ka thënë Gjukanoviq.

SHARE