Melinda Ademi publikon këngën e re “Mere”

Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Mere” mban titullin kënga e saj e radhës, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Artistja ka bërë një paraqitje të mrekullueshme në klip, si gjithnjë duke vënë në pah linjat trupore.

Teksti është shkruar nga Tonic&Denk dhe Melinda, kurse producimi u bë nga Panda Music.

Miksimi dhe masterizimi i këtij projekti u bë nga Johan Bejerholm, kurse për skenografinë u kujdes Lorik Bajrami.

Videoja u realizua nga produksioni i njohur, Entermedia.

Melinda përndryshe vazhdon të jetë një nga artistet më të pëlqyera në tregun muzikor shqiptar me suksese të mëdha. /Telegrafi/

SHARE