Partitë politike kanë dorëzuar mbrëmë listat zgjedhore për zgjedhjet lokale në Tuz, të cilat do të mbahen më 5 mars të këtij viti. Në Komisionin Komunal Zgjedhor janë dorëzuar shtatë lista, parti dhe koalicione.
Listat që do të jenë në fletëvotim janë:
- Forumi Shqiptar – “Bashkim dhe Zhvillim”. Ky koalicion përbëhet nga 4 parti shqiptare (ASH, LDSH, UNSH dhe LDMZ).
 - Koalicioni i përbërë nga PDS, SD, PB dhe UDSH me listën zgjedhore të quajtur “Rrugës së drejtë”.
 - Koalicioni shqiptar “Bashkë” i përbërë nga Partia Demokratike dhe FORCA.
 - Mali i Zi Demokratik “Alleksa Beçiq – Shtjefen Camaj – Demokratët – Së bashku jemi më të fortë”.
 - Partia Popullore Socialiste e Malit të Zi, “Ndershmërisht për Tuzin”.
 - Lëvizja për Tuz dhe Partia Socialdemokrate, “Me gjithë zemër për Tuz”.
 - „PDP – Për gjeneratat e ardhshme”.
 
Të drejtën e votës në zgjedhjet lokale në Tuz, të planifikuara për 5 mars, kanë 12.290 votues, 139 më shumë se në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit 2021.
                








