Investitorët nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) janë të interesuar të investojnë në projekte në Budva, Ulqin dhe në veri të Malit të Zi. “Në takim u diskutua për realizimin e projekteve në Budvë, Ulqin dhe në veri të Malit të Zi, për të cilat janë të interesuar investitorët e përmendur”, thuhet në njoftim. Siç njofton Qeveria, gjatë bisedës, kryeministri i ka njohur bashkëbiseduesit me potencialin e Malit të Zi, veçanërisht në fushën e turizmit shëndetësor dhe infrastrukturës, duke theksuar njëkohësisht se Mali i Zi është i hapur për investime nga Lindja e Mesme. “Investitorët u shprehën të entuziazmuar për bukuritë natyrore të Malit të Zi, duke thënë se plani i tyre është të vizitojnë disa komuna për të parë vetë potencialin që ka vendi ynë”, njofton Qeveria e Malit të Zi.