Vaji i bajames është një ndër vajrat esencialë më të pasur me ushqyes, vitamina dhe minerale.
– Ky vaj nxirret nga dy lloje bajamesh, por vaji më i mirë është ai i bajames së ëmbël.
– Ul kolesterolin, ushqen lëkurën e thatë dhe ndihmon kundër sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit dhe diabetit.
– Në treg mund të gjeni edhe vaj bajameje të nxjerrë nga bajamja e hidhur. Për këtë produkt duhet të jeni 100% të sigurt që nuk përmban helmin cianid.
– Vaji i bajames është i pasur me yndyrna të shëndetshme, fibër dhe minerale.
– Njëqind gram me vaj bajame përmban 60 njësi të vitaminës E ose 200% të vlerës së rekomanduar ditore. Në Shqipëri, vaji i bajames gjendet në të gjitha farmacitë bimore, madje edhe në ato të zakonshme./agroweb