RRITET NORMA E INTERESIT TË EUROS, SYNOHET ULJA E INFLACIONI NË EUROZONË

Pavarësisht rënies së inflacionit gjatë muajve të fundit, Banka Qendrore Europiane ka vendosur të ndërhyjë, duke rritur normën e interesit në vlerën 0.50 përqind. Gjatë javëve të fundit inflacioni nuk ka rënë ashtu siç pritej nga autoritetet financiare europaine, presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, po ndërmerr disa masa për të ndaluar rritjen e çmimeve, që e quan “muri” anti-inflacion. Ajo paralajmëron një ndërhyrje tjetër në muajin mars e ngjashme më atë të fillim shkurtit, ku norma e interesat e monedhës së përbashkët europaine do të rritet me 0.50 përqind. Nga ndërhyrjet e fundit të Bankës Qendrore të diktuara nga situate e luftës në Ukrainë, norma e euros është rritur në vlerën 3 përqind, shifra më e lartë që nga viti 2008. Normat e interesit të ri-financimit, norma e huadhënies dhe normat e depozitave rriten respektivisht në 3.00%, 3.25% dhe 2.50% dhe efektet fillojnë nga data 8 shkurt 2023. Kjo ndërhyrje është e shumëpritur nga tregjet që i shtohet 5 rritjeve të njëpasnjëshme tashmë të vendosura gjatë 2022. Inflacion në janar në Eurozonë filloi të shfaqte disa shenja ngadalësimi, duke arritur në 8.5% në Itali është 10.1% ndërsa në Spanjë më i ulëti 5.8 përqind. Objektivi i Bankës Qendrore Europiane për inflacionin është 2%.

SHARE