GJELOSHAJ: KRENAR QË SHQIPTARËT NË MAL TË ZI JANË BARTËS TË VLERAVE PROPERËNDIMORE DHE EUROATLANTIKE

Kryetari i komunës së Tuzit, njëkohësisht kryetar i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, sot në Uashington u takua me senatoren Joni Ernst, bashkëkryetaren për çështje shqiptare.  „Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë kryesor dhe ne jemi krenarë që shqiptarët në Mal të Zi janë bartës të vlerave properëndimore dhe euroatlantike. Theksova rëndësinë e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të shkëlqyera miqësore mes popullit amerikan dhe atij shqiptar. E njoftova senatoren e nderuar Ernst me situaten politike në Mal të Zi si dhe me situatën e shqiptarëve e ndër të tjera edhe me planet zhvillimore të Komunës së Tuzit, duke marrë vlerësime të mëdha për punën e administratës sonë dhe për bashkëpunimin me diasporën tonë në SHBA,“ shkruan Gjeloshaj në rrjetin social „Facebook“.

Senatorja Ernst e falënderoi Gjeloshaj për faktin se jemi një popull proamerikan dhe i siguroi me vendosmëri se do të vazhdojnë të mbështesin shqiptarët, si dhe të gjitha veprimet dhe iniciativat e tyre.

SHARE