NGA MESNATA DO TË SHTRENJTOHEN TË GJITHA LLOJET E KARBURANTËVE

Nga mesnata do të shtrenjtohen të gjitha llojet e karburantëve në Mal të Zi, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. Të dy llojet e benzinës do të shtrenjtohen për shtatë cent, pra një litër BMB 98 do të kushtojë 1.52 euro, dhe BMB 95 do të kushtojë 1.48 euro.  Eurodieseli do të jetë gjashtë cent për litër më shumë dhe do të kushtojë 1.53 euro. Një litër naftë për ngrohje nga mesnata do të shitet me 1.56 euro, që është katër cent më shumë se deri tani. “Përllogaritja e radhës do të të kryhet më 13 shkurt dhe çdo çmim i ndryshuar i derivateve të naftës do të jetë i vlefshëm nga data 14 shkurt”, përfundon Ministria e Investimeve Kapitale.

SHARE