Krijimi i një vendi atraktiv pune

Për të krijuar një vend pune produktiv, është e rëndësishme që fillimisht të krijoni një mjedis në të cilin punonjësit mund të kënaqen duke punuar.

Përfshirja e elementeve që u ndihmojnë punëtorëve të ndihen të relaksuar dhe të argëtohen në vendin e punës mund të mos duket si prioritet, megjithatë duhet të jetë një prioritet nga i cili veçmas kompania mund të përfitojë. Një studim nga Universiteti i Warwick në ShBA zbuloi se punëtorët më të lumtur ishin 12 për qind më produktivë se të tjerët. Punëtorët më të pakënaqur ishin 10 për qind më pak produktivë.

Përfshirja e argëtimit në vendin e punës gjithashtu mund t’i japë kompanisë suaj një avantazh konkurrues dhe të tërheqë talent të rinj pasi që shumë punonjës e renditin një mjedis argëtues si një faktor kyç kur duan të aplikojnë në një pozitë, transmeton Akademi Pune.

Pra, si mund ta bëni vendin e punës më argëtues? Këtu janë pesë këshilla se si të shtoni argëtim në vendin e punës dhe të maksimizoni produktivitetin:

Përfshirja e muzikës

Muzika është një motivues i madh. Prezantoni një listë të këngëve dhe muzikës që punëtorët duan të dëgjojnë – për këtë inkurajoni punonjësit të bëjnë kërkesat e tyre. Një listë e mirë e këngëve mund të ndihmojë që njerëzit të punojnë në një ritëm të mirë dhe mund t’i bëjë punëtorët të ndihen sa më energjik, veçmas pasdite kur energjia mund të bije.

Organizime jashtë zyrës

Organizimi i drekës dhe daljeve në ekip janë një mundësi fantastike për punonjësit që të njihen me njëri-tjetrin në një mjedis të relaksuar larg zyrës. Këto organizime jashtë dyerve të zyrës u japin punonjësve mundësinë për të ndërtuar dhe forcuar marrëdhënie pozitive në vendin e punës, duke inkurajuar bashkëpunimin dhe kreativitetin përsëri në vendin e punës.

Hapësirë për lojë

Bëhuni kreativ dhe krijoni një hapësirë brenda kompanisë ku punonjësit mund të argëtohen duke luajtur. Provoni të prezantoni një lojë çfarëdo ku ata mund të jenë aty. Një zonë lojërash duhet të jetë një hapësirë ku punonjësit mund të çlodhen, të freskohen dhe të argëtohen me njëri-tjetrin pa pasur nevojë të dalin nga zyra.

Vendoseni kuzhinën brenda zyrës

Është e vështirë të punosh me stomakun bosh. Krijoni një përzgjedhje ushqimesh të shëndetshme në kuzhinë ku punonjësit mund të hanë diçka. Po ashtu konsideroni mundësinë të sillni një aparat kafeje për t’i ndihmuar punonjësit të ndihen më të përqendruar duke pirë kafe gjatë ditës. Një kuzhinë e pajisur mirë inkurajon punonjësit të kalojnë pak kohë shtesë në zyrë dhe një mundësi tjetër për t’u shoqëruar me kolegët e tyre. /KP/

SHARE