DAMJANOVIQ: TË RIKONSTRUOHET QEVERIA, NUK PRES ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME

Ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq thotë se është përkrahës i idesë së rindërtimit të qeverisë aktuale nga partitë që fituan zgjedhjet e vitit 2020. Në një intervistë për agjencinë Beta ai po ashtu tha se në horizont nuk sheh zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Duke komentuar përmendjen e shpeshtë në opinion për mundësinë e zgjedhjes së qeverisë së re, Damjanoviq tha se mandati i qeverisë aktuale, sipas zgjedhjeve të rregullta, skadon në shtator të vitit 2024 dhe se qeveria aktuale, pavarësisht nga humbja e besimit në parlament, po punon me kapacitet të plotë, që të gjitha detyrimet kushtetuese të zbatohen rregullisht. Ai po ashtu bëri të ditur se përkundër atyre rrethanave, buxheti i shtetit është miratuar pa problem dhe janë blerë aksionet e “Luka Bar”. Ai kujtoi gjithashtu se ka negociata të mazhorancës aktuale, të cilat kanë filluar, më pas janë ndërprerë dhe tani, siç shton ai, po dalin iniciativa të reja.

SHARE