BE: RISHQYRTONI VOTIMIN PËR NDRYSHIMET NË LIGJIN PËR PROKURORIN SUPREM TË SHTETIT

Projekt-amandamentet e Ligjit për Prokurorinë e Shtetit nuk janë në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian dhe të Venecias, thonë nga Bashkimi Evropian (BE). “BE i bën thirrje Parlamentit që ta rishqyrtojë atë votim dhe në vend të kësaj të marrë përsipër emërimin e një Prokurori Suprem të Shtetit të përhershëm në përputhje me Kushtetutën e Malit të Zi”, thuhet në deklaratën e dërguar Televizionit të Malit të Zi. Nga Brukseli kanë thënë se Mali i Zi duhet të forcojë pavarësinë, përgjegjësinë dhe profesionalizmin e gjyqësorit për të avancuar procesin e anëtarësimit, të cilin qytetarët e Malit të Zi e kanë kërkuar vazhdimisht.

SHARE