POPA: METODOLOGJIA E ZGJEDHJEVE ËSHTË KOMPETENCË E MALIT TË ZI

Metodologjia e përzgjedhjes së gjyqtarëve të munguar të Gjykatës Kushtetuese është çështje në kompetencë kombëtare të Malit të Zi, pa asnjë rol procedural as të Delegacionit dhe as të ambasadorës të Bashkimit Evropian, tha ambasadorja e Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Oana Kristina Popa. Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Mal të Zi Oana Kristina Popa u deklarua pas propozimit të nënkryetares së Kuvendit Branka Boshnjak, që shefja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi Oana Kristina Popa duhet të nxjerrë emrat e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, nëse palët nuk arrijnë marrëveshje për emërimin e tyre.

SHARE