KOMUNA E ULQINIT: PROJEKTI ME VLERË RRETH 20 MILION EURO FILLON NË MES TË SHKURTIT

Me rastin e fillimit të realizimit të projektit “Furnizimi me ujë dhe rregullimi i ujërave të zeza në bregdetin e Adriatikut – V, Ulqin”, kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari me bashkëpunëtorë ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e Vodacom-it, ndërrmarrjes MPP “Jedinstvo“ si kontraktor, konsulentët ngakompania „Hidrofil“, si dhe përfaqësuesit e shpk “Ujësjellës-kanalizim” – Ulqin.

Në takim bashkërisht u konstatua se Komuna e Ulqinit ka përmbushur të gjitha obligimet e marra, të cilat kishin për qëllim krijimin e parakushteve për fillimin e realizimit të projektit. Është arritur marrëveshja që realizimi i projektit të fillojë më 16 shkurt, ndërkohë që Komuna dhe shpk „Ujësjellës-kanalizim“ do t’i japin Kontraktorit listën e masave të projektit që duhet të kenë prioritet për realizim. Projekti “Furnizimi me ujë dhe rregullimi i ujërave të zeza në bregdetin e Adriatikut – V, Ulqin” paraqet investimin më të madh dhe më të rëndësishëm infrastrukturor në furnizimin me ujë dhe rregullimin e ujërave të zeza në territorin e komunës së Ulqinit. Projekti, i cili do të realizohet në disa faza, është pjesë e marrëveshjes kreditore me Bankën Gjermane për Zhvillim – KFW.

SHARE