POLICIA DO TË KONTROLLOJË NËSE VOTUESIT RAPORTOJNË ADRESAT E SAKTA

Shtetasi malazez mund të regjistrojë vendbanimin, ose të regjistrojë ndryshimin e vendbanimit, bazuar në vërtetimin e bashkëngjitur të së drejtës së pronësisë ose bashkëpronësisë së një apartamenti, shtëpie ose objekti tjetër banimi. Nëse në atë kërkesë është e specifikuar adresa e një banese në pronësi të një personi tjetër, së bashku me kërkesën duhet të dorëzohet një kontratë qiraje e vërtetuar, siç parashikohet në ndryshimet në Ligjin për regjistrat e qendrimit dhe vendbanimit. Ligji parashikon që policia kontrollon saktësinë e adresës në terren, kur dyshohet se bëhet fjalë për kallëzim fiktiv. Ai akt, i cili u miratua në fund të vitit të kaluar me votat e shumicës parlamentare, u publikua më 10 janar në Gazetën Zyrtare të Malit të Zi.

SHARE