DUMA VIZITË NË KOMUNËN E TUZIT

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit, Fadil Kajoshqj priti sot në takim ish deputeten e Partisë Demokratike të Shqipërisë, sociologen dhe gazetaren e mirënjohur – Grida Duma. 

Gjatë takimit Kajoshaj e njoftoi atë me projektet zhvillimore që Komuna ka bërë vitet e fundit si dhe me sfidat me të cilat është përballur ajo. Po ashtu, ata diskutuan për çështjet aktuale politike, duke ndarë të njëjtin mendim se Mali i Zi dhe të gjitha vendet e tjera të Ballkanit perëndimor, duhet të ndjekin frymën e re të mendësisë evropiane.  Duke i uruar, për transformimin që po i bën qytetit, Duma u dëshiroi atyre suksese në zgjedhjet e 5 marsit.  

Të pranishëm në takim ishin edhe shkrimrari dhe gazetari, Agim Baçi, kryetari i Këshillit nacional shqiptarë, Faik Nika, nënkryetari i Komunës, Haris Ramoviq, sekretarja e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale, Marina Ujkaj dhe shefja e kabinetit të kryetarit, Drita Rukaj. 

Ish deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe gazetarja e mirënjohur – Grida Duma mbajti ligjëratën për rolin e gruas në shoqërinë shqiptare dhe jo vetëm.  
Ku qëndron gruaja sot? Sa janë të përfshira gratë në vendimmarrje? Në një sistem patriarkal, a janë ato vetëm kuota politike apo diçka më tepër?  
Këto ishin disa nga pyetjet të cilave znj. Duma i’u përgjigj gjatë ligjëratës.  

SHARE