SHQEKIQ: QËLLIMI ËSHTË KUJDESI SHËNDETËSOR CILËSOR, I AKSESUESHËM DHE I SHPEJTË

Hapësira e rikonstruktuar e Qendrës Shëndetësore të Kryeqytetit në “Nova Varosh” ka përfunduar dhe vlera e punimeve është 500 mijë euro, ndërsa mjetet janë ndarë nga buxheti kapital, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë Dragosllav Shqekiq. Ministri theksoi se qëllimi i Ministrisë është kujdesi shëndetësor cilësor dhe i shpejtë. “Qëllimi ynë është kujdesi shëndetësor cilësor, i aksesueshëm dhe i shpejtë. Investimet konkrete në infrastrukturë në qendrat shëndetësore tashmë janë qartë të dukshme, të cilat, së bashku me fuqizimin e personelit, do të përmirësojnë ndjeshëm nivelin e ofrimit të kujdesit shëndetësor në nivelin parësor”, tha Shqekiq. Ai theksoi se qytetarët janë në radhë të parë.

SHARE