Ata që kanë vite që tentojnë të mashtrojnë shtetin apo sistemin në një farë mënyre me manovra ligjore dhe të tjera, duhet ta dinë se do t’i japim fund dhe të gjithë ata që kryejnë veprimtari të paligjshme do të pengohen dhe do të sillen në drejtësisë, tha Ana Novakoviq-Gjuroviq, ministre e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit. Novakoviq Gjuroviq tha se shteti është absolutisht i gatshëm të mbrojë natyrën dhe hapësirën.
Ajo ka theksuar se pas Inspeksionit Urbanistik dhe Ndërtimor, duke vepruar me vendim të Ministrisë së Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, sot në mëngjes ka filluar largimi i fabrikës së prodhimit të betonit të kompanisë “Cijevna Komerc”, në komunën e Mëhallës në Zetë. Ajo po ashtu theksoi se në periudhën paraprake ishin përgatitur mirë për aktivitetet e radhës, jo vetëm duke rritur buxhetin për këtë qëllim, por edhe u organizuan shumë më mirë në mënyrë interne dhe kishin krijuar koordinim me institucionet tjera. “Dëshiroj të falënderoj veçanërisht Drejtorinë e Policisë, e cila u ofron ndihmë inspektorëve tanë në terren dhe mundëson që të gjitha masat të kryhen deri në fund”, tha Novakoviq Gjuroviq.