NË DY JAVËT E ARDHSHME BENZINA DO TË JETË MË SHTRENJTË, NDËRSA EURODIZELI DY CENT MË LIRË

Çmimet e Eurosuper 95 dhe 98 rriten për një cent nga mesnata, ndërsa Eurodizeli do të lirohet për dy cent, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. Eurosuper 95 dhe 98 do të rriten secili nga një cent dhe në 15 ditët e ardhshme do të kushtojnë 1.41 euro dhe 1.45 euro. Çmimi i Eurodizelit do të jetë dy centë më pak dhe do të kushtojë 1.47 euro. Ndryshimet e fundit në çmimet e karburanteve ishin më 5 janar, kur të gjitha llojet e karburanteve u rritën me tre deri në dhjetë cent. Sipas përcaktimeve të Rregullores për mënyrën e përcaktimit të çmimeve maksimale me pakicë të derivateve të naftës, llogaritja e radhës duhet të bëhet më 30 janar, ndërsa çdo vlerë e ndryshuar e derivateve të naftës do të jetë e vlefshme nga 31 janari.

SHARE