UKRAINË, RRITET NË 36 NUMRI I CIVILËVE TË VRARË NË SULMIN E RUSISË NË DNIPRO

Numri i civilëve të vrarë në sulmin me raketa nga ushtria e Rusisë në qytetin e Ukrainës, Dnipro, është rritur në 36 dhe numri i të plagosurve në 75.  Në një deklaratë me shkrim nga Policia Kombëtare e Ukrainës në Telegram, u dha informacione për përpjekjet e kërkim-shpëtimit në fushën e rrënojave, pasi raketa ruse goditi banesën 9-katëshe në qytetin e Dnipro më 14 janar. Në deklaratë thuhet se nga sulmi kanë humbur jetën 36 civilë, 2 prej tyre fëmijë, dhe se numri i të plagosurve është rritur në 75, nga të cilët 15 fëmijë. Përpjekjet e kërkim-shpëtimit në zonën e rrënojave vazhdojnë prej 3 ditësh. Në Dnipro, ku u mbajt zi treditore për shkak të vdekjes së civilëve në sulm, banorët vendas vazhdojnë të sjellin ndihma për të pastrehët si pasojë e shkatërrimit të banesës 9-katëshe. Njerëzit lënë lule dhe qirinj në zonën e rrënojave për të përkujtuar ata që vdiqën në sulm.

SHARE