Si të përgatitni qofteret më të shijshme: Shtoni një përbërës befasues në përzierje

Nga mishi i grirë mund të përgatisni një shumëllojshmëri të gjerë pjatash dhe tani ju sugjerojmë qoftere me një përbërës shtesë

Nëse dëshironi të përgatisni qoftere, por nuk ju mjafton mishi, mund të shtoni një përbërës që me siguri e ka çdo amvise dhe kjo janë patatet. Ju duhen edhe qepë dhe vezë dhe keni një vakt të shkëlqyeshëm dhe të shijshëm. Burgerët mund t’i shërbeni me sallatë, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

▪ 400 g mish të grirë
▪ 1/2 kg patate
▪ 1 qepë
▪ 3 thelpinj hudhre
▪ 2 vezë

Përgatija:

Nëse shtoni pure në mishin e bluar, do të bëni një sasi më të madhe qofteresh, andaj me pak para do të mund të ngopni gjithë familjen.

Përziejini mirë qepën dhe hudhrën, si dhe vezët me të gjitha erëzat.

Patatet qëroni dhe pritni, pastaj zieni. Patatet e ziera kulloni, më pas shtoni mishin e bluar.

Më pas shtoni edhe përbërësit të cilët i keni përzier dhe të gjitha bashkoni mirë.

Formoni qofteret dhe fërgoni në vaj të nxehur.

Ju bëfshin mirë. /Telegrafi/

SHARE