CAMAJ EMËROHET DREJTOR I DREJTORISË TË BURIMEVE NJERËZORE, BEQAJ DREJTOR I DREJTORISË PËR PROJEKTE KAPITALE

Sot Qeveria e Malit të Zi emëroi Agron Camaj për drejtor të Drejtorisë të Burimeve Njerëzore. Camaj ushtronte detyren e sekretarit të shtetit në Ministrinë e Administratës Publike, të udhëhequr nga ministri Marash Dukaj. Ai ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Malit të Zi, ndërsa studimet pasuniversitare në Universitetin e Donja Goricës. Camaj ka punuar në institucione shtetërore dhe organizata ndërkombëtare, ndërsa që nga viti 2013 është marrë ekskluzivisht me përkthim. Përkthen kombinime gjuhësore nga gjuha shqipe në gjuhën malazeze dhe nga gjuha shqipe në gjuhën angleze. Qeveria e Malit të Zi në seacën e sotme ka shqyrtuar një sërë çështjesh të personelit, dhe ndër të tjera ka miratuar vendim për emërimin e Esmin Beqaj si drejtor i Drejtorisë së Projekteve Kapitale.

SHARE