ABAZOVIQ: KOMPLETIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE ËSHTË PRIORITET I TË GJITHA PRIORITETEVE

Qeveria e Malit të Zi apelon tek të gjitha subjektet politike që të tregojnë pjekuri dhe përgjegjësi me rastin e zgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ka thënë kryeministri Dritan Abazoviq në një postim në Twitter. Këtë e tha pas takimit me ambasadorët e Quint-it dhe Bashkimit Evropian në Mal të Zi. Thuhet se Mali i Zi nuk ka më kohë për të pritur. “Ajo ka nevojë për stabilitet, parashikueshmëri, progres ekonomik dhe një të ardhme evropiane”, thuhet në postimin në Twitter. “Në emër të Qeverisë, po dërgoj një apel publik për të gjithë deputetët që përfundimisht t’i jepet fund zgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, tha Abazoviq. Ai përkujtoi se në këtë konkurs kanë aplikuar 25 kandidatë për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. “Mendoj se të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për momentin politik dhe se ky proces disi duhet të zbatohet ashtu siç është dashur më parë”, tha Abazoviq.

SHARE