KOMITETI: KEQARDHJE PËR MOSZGJEDHJEN E GJYQTARËVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE

Komiteti për Respektimin e Detyrimeve që dalin nga Anëtarësimi në Këshillin e Evropës theksoi në raportin e tij vjetor për vitin 2022 se i vjen keq që në Mal të Zi nuk është zgjedhur asnjë gjyqtarë i Gjykatës Kushtetuese, por vlerëson progresin e arritur në luftën kundër korrupsionit. Komiteti, një organ i përhershëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, u bëri thirrje të gjitha subjekteve politike që të zgjedhin gjyqtarët kushtetues pa vonesë. Sipas raportit të komisionit, Malit të Zi i kërkohet të zbatojë rekomandimet e Zyrës për të Drejtat e Njeriut dhe Institucionet Demokratike të OSBE-së në lidhje me procesin zgjedhor, para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Raporti thekson se zhvillimet në luftën kundër korrupsionit duken premtuese dhe se një sërë rastesh të profilit të lartë pritej të ishin një tregues i angazhimit real në luftën kundër korrupsionit.

SHARE