Koha më e mirë për të fjetur dhe për t’u zgjuar

Zakonisht, njerëzit duhet të shkojnë në shtrat më herët dhe kështu edhe të zgjohen më herët në mëngjes.

Koha e saktë e gjumit varet nga koha kur keni tendencë të zgjoheni në mëngjes. Sa më mirë të jetë cilësia e gjumit që bëni, aq më pak ka gjasa që të përjetoni përgjumje të konsiderueshme gjatë ditës.

Shumica e ekspertëve rekomandojnë që të rriturit të flenë të paktën shtatë orë në natë, transmeton KP.

Ekspertët thonë se nëse përjetoni përgjumje gjatë ditës, kjo është një shenjë se nuk jeni duke fjetur mjaftueshëm gjatë natës, si pasojë e së cilës mund të përjetoni aksidente, nervoz dhe harresë.

Mungesa e gjumit në baza të rregullta mund të çojë edhe në pasoja më afatgjata shëndetësore, siç është diabeti, obeziteti, sëmundjes e zemrës, depresioni dhe presioni i lartë i gjakut.

Ndërkaq, edhe gjumi i tepërt mund të ketë të njëjtat pasoja, sikurse edhe mungesa e tij, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, nervozen dhe depresionin.

SHARE