INFLACIONI ZBEH KRISHTLINDJET NË EUROPË

Konsumatorët në Evropën Lindore po kursejnë për të vënë në tryezë pjatat e tyre të preferuara për Krishtlindje, pasi inflacioni i çmimeve të ushqimeve, veçanërisht në Hungari dhe në vendet baltike tejkalon atë në Bashkimin Evropian. Vendet më të goditura janë Hungaria, Lituania dhe Polonia ku çmimet e ushqimeve janë dyfishuar për shkak të agresionit rus Çmimet e ushqimeve në Hungari ishin 45.2% më të larta në tetor se një vit më parë, tregojnë të dhënat e Eurostat, me 10 vende në lindje të BE-së që përballen me inflacion të lartë. Kostoja e ushqimit ishte 33.3% më e lartë në Lituani dhe 30% më e lartë në Letoni krahasuar me tetorin 2021. Dhe ndërsa ka shenja se inflacioni mund të jetë në kulmin në disa vende, çmimet e ushqimeve janë ende duke u rritur fuqishëm, duke e rritur edhe më tej koston e jetesës dhe duke i detyruar bankat qendrore të mbajnë normat e interesit të larta edhe kur ekonomitë fillojnë të ngadalësohen ndjeshëm. Ekspertët thonë se faktorët si produktiviteti i ulët i industrisë ushqimore në disa vende ish-komuniste, ekspozimin e madh ndaj importeve po përkeqësojnë edhe më tej inflacionin. Në Hungari, një thatësirë ​​e madhe shkatërroi të korrat e misrit dhe grurit këtë vit dhe shkaktoi rritje të çmimeve të ushqimit të kafshëve, ndërsa forinta e dobët ka rritur kostot e importit. Inflacioni në Hungari ka arritur në 22.2%, në Çeki 15.1% ndërsa në Poloni 22.3%. Blerësit çekë po përballen me një rritje prej 105% të çmimeve të sheqerit, ndërsa mielli kushtoi 45.4% më shumë në Poloni. Ekspertët shprehen se këtë vit do të jetë një Krishtlindje më e varfër për shkak të çmimeve shumë të larta dhe krizës që ka përfshirë vendet të nxitura edhe nga agresioni rus. Konflikti ka përkeqësuar krizën energjetike duke nxitur shqetësimet që mund të çojë në një ndërprerje të furnizimeve me naftë nga Rusia. Moska në shtator se nuk do të rifillojë plotësisht furnizimet e saj me gaz në Evropë derisa Perëndimi të heqë sanksionet e saj.

SHARE