NGA E DIELA FTOHTË, NË VERI BORË

Cikloni nga veriu i Evropës do të sjellë ftohje në të gjithë Malin e Zi nga dita e dielë.

Do të ketë erë të fortë veriore në Podgoricë me rrethina dhe reshje të dobëta të borës në rajonet malore, deklaroi drejtori i Institutit për hidrometeorologji dhe sizmologji të Malit të Zi, Lluka Mitroviq.

Gjatë tre muajve të fundit,siç thekson Mitroviq, kemi pasur temperatura prej 2.5 deri 3 gradë mbi mesataren.

“Një mot i tillë do të vazhdojë deri nesër, kur do të fillojë një rënie e lehtë e temperaturës, ndërsa nga e diela do të kemi një rënie të ndjeshme të temperaturës. CiklonI nga veriu i Evropës do të sjellë ftohje dhe reshje të dobëta,  ndërsa të dielë në mbrëmje në veri  do të ketë edhe reshje të borës në viset bjeshkore por edhe në disa qytete, por me reshje më të dobëta”, deklaroi Mitroviq në programin e mëngjesit të RTMZ-së.

Në pjesën qendrore të Malit të Zi, për të hënën, paralajmërojnë erë të fortë veri-lindje. “Nga e diela pasdite, do të kemi mot pikërisht të stinës së vjeshtës”, tha Mitroviq.

Dimri do të jetë i ftohtë me erëra, borë, reshjet të mëdha, por, siç thotë Mitroviq, do të jetë evidente ngrohja.

“Temperaturat do të jenë më të larta se klima normale. Kjo nuk do të thotë se nuk do të kemi periudha të ftohta. Tani kemi një situatë me ndryshime të papritura në mot”, përfundoi Mitroviq, duke shtuar se dimri do të shoqërohet nga ndryshime të shpejta të motit.

SHARE