ABAZOVIQ: ME KTHIMIN E HEKURANES ZGJIDHET PROBLEMI I MADH I NIKSHIQIT DHE MALIT TË ZI

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq tha se me kthimin e Hekuranes në pronësi shtetërore u zgjidh problemi i madh i Nikshiqit dhe Malit të Zi. “U arrit marrëveshja! Një tjetër problem i madh i Nikshiqit dhe Malit të Zi u zgjidh. Hekurana kthehet në pronësi të shtetit! Elektroekonomia e Malit të Zi do të blejë Hekuranen nga kompania turke Tosçiali. Ne kemi qenë dhe do të jemi gjithmonë me punëtorët. Faleminderit atyre që janë këmbëngulës në këtë proces. Ne do të vazhdojmë të rrisim kapitalin shtetëror dhe të ndërtojmë Malin e Zi”, ka thënë Abazoviq në Telegram. Ai theksoi se është krenar për të gjithë bashkëpunëtorët që morën pjesë në këtë proces të vështirë dhe të gjatë, i cili, siç tha ai, në fund do të shpërblehet shumëfish. “Kolegët e mi, ministrat, menaxhmentin e EEMZ, komunën e Nikshiqit… Falenderoj edhe kompaninë turke Tosçiala për trajtimin e drejtë gjatë negociatave. Mali i Zi mund ta bëjë këtë”, tha Abazoviq.

SHARE