Mënyra më e lehtë për të hapur një shishe verë: Nëse i keni “duart të dobëta”, ky truk do t’ju ngazëllejë!

Shishet e verës të mbyllura me tapë nuk është aspak e lehtë t’i hapni, posaçërisht nëse nuk keni një turjelë tape të mirë dhe nuk jeni edhe aq të fuqishëm

Një adhuruese e TikTok-ut, sigurisht që është përballur me një sfidë të tillë, në këtë rrjet shoqëror ka ndarë një truk për hapjen e shisheve me mbyllës tape.

Në vend të turjelës, ajo përdor aparatin që e kanë 90 për qind të grave – rregulluesen e flokëve! – transmeton Telegrafi.

Rregulluesen e flokëve e ka ngrohur mirë dhe e ka vënë në grykë të shishes dhe e ka mbajtur një minutë.

Ajri i ngrohtë i cili është krijuar në grykë të shishes ka bërë presion dhe vetë e ka shtyrë tapën jashtë!

SHARE